Ndërlidhjet

Dy fluturime pakistaneze, pre e kërcënimeve me bombë


Dy aeroplanë të Pakistanit kanë marrë kërcënime me bombë, porse kanë arritur të aterojnë në "gjendje të mirë".

Aeroplani që udhëtonte nga Islamabadi për në Mançester të Anglisë ka bërë ulje emergjente në Stamboll.

Agjencia turke e lajmeve Anatolia tha se autoritetet kanë evakuuar të 378 pasagjerët nga avioni Boeing 777, pas aterimit të tij në Aeroportin Ndërkombëtar të Ataturkut.

Pre e kërcënimeve me bombë ka qenë edhe fluturimi nga Islamabadi për në Kuala Lampur. Të 176 pasagjerët janë evakuuar të sigurt në aeroportin e Kuala Lampurit.

Skuadrat e specializuara nuk kanë gjetur asnjë bombë.
XS
SM
MD
LG