Ndërlidhjet

EULEKS: Po punohet në ripërtritjen e kontrollit doganor


Misioni i Bashkimit Evropian në Kosovë, EULEKS, së bashku me institucionet e Kosovës, po i shqyrton detajet konkrete të vendosjes së sërishme të kontrollit doganor në pjesën veriore të Kosovës, ka thënë zëdhënësi i EULEKS-it, Nikolas Hauton.

“Së bashku me institucionet e Kosovës po punojmë në vendosjen e kontrollit normal doganor në të dy vendkalimet, ndërsa detajet konkrete janë në shqyrtim e sipër”, ka thënë zëdhënësi Hauton, raporton agjencia Beta.

Këto komente ai i bëri pasi ishte pyetur për paralajmërimet e kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, se marrëveshja për vulat doganore do të filloj të zbatohet më 16 shtator.

Dje zoti Thaçi tha se “doganierët e Kosovës do të jenë edhe në pikat 1 dhe 31 dhe do të jenë udhëheqës të doganës”.
XS
SM
MD
LG