Ndërlidhjet

Indi: Policia ka arrestuar tre vetë për sulmin me bombë


Policia në Indi ka arrestuar tre vetë, për t’i marrë në pyetje, lidhur me sulmin vdekjeprurës me bombë në Gjykatën e Lartë në Nju Delhi.

Nga një eksplodim i fuqishëm i bombës, që ishte fshehur në një valixhe jashtë sallës së gjykatës, dje janë vrarë së paku 11 vetë.

Thuhet se grupi militant Harkat-ul-Xhihad, i ndërlidhur me al-Kaidën, me seli në Pakistan dhe Bangladesh, e ka marrë përgjegjësinë nëpërmjet një mesazhi në Internet.

Policia i tha agjencisë Reuters se e ka arrestuar edhe pronarin e një klubi me Internet, në rajonin Kishtvar të Kashmirit, meqë ata kanë dyshime se mesazhi në Internet ishte dërguar nga aty, dje herët në mëngjes.
XS
SM
MD
LG