Ndërlidhjet

logo-print

Serbët e veriut (s') i besojnë Beogradit

  • RFE /RL

Për përfaqësuesit e serbëve të veriut të Mitrovicës, Zveçanit dhe Zubin Potokut, marrëveshja ndërmjet Serbisë dhe Kosovës për vulat doganore, është e barabartë me tradhti.

Sekretari shtetëror për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Oliver Ivanoviq, thotë se një strategji e përbashkët e Beogradit dhe e serbëve të Kosovës, megjithatë, është e mundur.

Kjo që po shprehin përfaqësuesit e veriut është në të vërtetë frikë. Është frikë dhe pasiguri ndaj asaj që i pret në të ardhmen. Mendoj se një komunikim më i mirë me autoritetet e larta dhe institucionet ku vendoset për politikën ndaj Kosovës, do të ishte i dobishëm për qëndrueshmërinë e këtyre njerëzve”, thotë Ivanoviq.

Kuvendi i bashkësisë së komunave serbe ka kërkuar nga Kuvendi i Serbisë të deklarohet rreth marrëveshjes për vulat doganore.

A do të thotë kjo se serbët e veriut nuk i besojnë më Beogradit e as presidentit Tadiq, pa mbështetjen e të cilit, shefi i delegacionit serb në bisedime nuk do të mund të nënshkruante marrëveshjen në Bruksel?!

Megjithatë, lideri i serbëve të Zveçanit, Dragisha Milloviq, thotë se komuniteti nuk po largohet nga Beogradi.

Shihni se sa po luftojmë që t’i heqim këta tela, të cilat na i kanë vënë dhe me të cilat duan të krijojnë një Mur Berlini apo një Mur Kinez.
Jo, jo. Ne duam të punojmë vetëm me shtetin tonë. Shihni se sa po luftojmë që t’i heqim këta tela, të cilat na i kanë vënë dhe me të cilat duan të krijojnë një Mur Berlini apo një Mur Kinez. Duhet të kemi besim në kryetarin e shtetit, në shtetin e Serbisë. Por, njëkohësisht është e nevojshme që popullit – sado që është e hidhur – t’i thuhet e vërteta për atë se çfarë ka ndërmend të bëjë presidenti, qeveria dhe kuvendi me serbët që jetojnë në Kosovë”, thotë Milloviq.

Qeveria e Serbisë, siç duket, është futur në rrugë qorre jo vetëm për shkak të kërkesave të Bashkimit Evropian, por edhe për shkak të, siç thuhet, problemeve me serbët e veriut. Mediat serbe thonë se strategjia e qeverisë ka nisur të tkurret nga brenda, andaj kërkohet plani për hapat e ardhshëm drejt BE-së, pa rrezikuar raportet me serbët e veriut.

Dushan Janjiq, nga Forumi për Marrëdhënie Etnike, thotë se serbët e veriut, pavarësisht përkatësisë partiake, në përgjithësi kanë nisur të humbasin besimin në Beograd. Qeveria e Serbisë nuk ka ndikim në procesin e vendimmarrjes për veriun e Kosovës, ndërsa Tadiqi i ka bërë disa gabime, thotë Janjiq.

Ai (Tadiqi) ka drejtuar një politikë nga kabineti i tij, duke përjashtuar procedurat normale demokratike. Më shkatërrimtare për të është kontrolli i mediave dhe krijimi i një pasqyre të dirigjuar për gjendjen në Kosovë. Kjo në fillim ka funksionuar si një marketing i mirë – pra sikur Tadiqi zgjidhte probleme – ndërsa tash po vihet re se atij nuk i besohet”, thotë Janjiq.

Sipas tij, serbët e Kosovës janë në pritje të asaj se çfarë do të ndodhë me ta dhe çfarë do të bëjë Tadiqi me ta.

Në këtë vakum të pritjes për ndihmë nga dikush që nuk ka strategji, atyre u imponohen si autoritet udhëheqësit e partive opozitare, të cilët shpeshherë kanë lidhje direkte me kriminalitetin ose me njerëzit e pasur me ndikim në Serbi, të cilëve nuk u konvenon stabilizimi i situatës".

I vetmi veprim që mund të bëjë Tadiqi e që do të mund të ishte i frytshëm edhe për kthimin e reputacionit të tij, është t’i largojë nga Kosova këta njerëz dhe të hetohen për përgjegjësinë kriminale të tyre. Po qe se do ta bënte një gjë të tillë, do të mund të lehtësonte presionin aktual dhe të krijonte një atmosferë më normale për të biseduar me njerëzit që ndjehen të kërcënuar”, thotë Janjiq.(v.t.)
XS
SM
MD
LG