Ndërlidhjet

Gadafi i përgënjeshtron raportet se është larguar nga Libia


Ish lideri i Libisë, Muamer Gadafi, i ka hedhur poshtë spekulimet se ai është larguar nga Libia dhe ka shkuar në Nigerinë fqinje, duke i cilësuar ato si gënjeshtra.

Duke folur me telefon në Televizionin Arrai Oruba, me seli në Siri, ai tha se raportet për largimin e tij në Nigeri, ishin “luftë psikike dhe gënjeshtra” dhe ka shprehur përkushtimin e tij për t’i shkaktuar disfatë NATO-s dhe “tradhtarëve”, për të cilët tha se e kanë “pushtuar vendin e tij”.

Njëherësh, Nigeria ka njoftuar se po e shqyrton çështjen se si të veproj nëse Gadafi vendos të hyjë në këtë vend si refugjat.

Nga ana tjetër, Pentagoni tha se nuk ka informacion që indikon se lideri i përmbysur është larguar nga Libia.

Zyrtarët nga Këshilli Tranzicional Kombëtar, që praktikisht është qeveri e përkohshme e Libisë, tha se i ka dërguar përfaqësuesit e tij në Nigeri për të provuar, që ta ndalin Gadafin, dhe ekipin e tij, që të mos i shmanget drejtësisë.
XS
SM
MD
LG