Ndërlidhjet

logo-print

Perëndimorët akuzojnë Iranin për shkelje të sanksioneve


Shtetet e Bashkuara, Britania, Franca dhe Gjermania, në Kombet e Bashkuara, e kanë akuzuar Iranin për shkelje të sanksioneve të OKB-së, që e ndalojnë çfarëdo lansimi me përdorim të teknologjisë raketore balistike.

Poashtu, Irani është akuzuar edhe për shkelje të embargos së armatimit.

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në OKB, Sjuzën Rajs, tha se katër vende raportuan për shkelje në Komitetin e Këshillit të Sigurimit, që i monitoron sanksionet kundër Iranit.

Ambasadori britanik, Mark Lajall Grant, tha se shkelja ndodhi në muajin qershor, kur Irani e ka lansuar satelitin Rasad 1, “që është i varur nga teknologjia raketore balistike”.
XS
SM
MD
LG