Ndërlidhjet

Përfaqësues të punëtorëve thonë se gjendja ekonomike dhe sociale e kosovarëve mbetet e vështire edhe pas 12 vjetëve të pasluftës.

Megjithatë, ata shprehen optimistë se në një të ardhme të afërt do të hapen vende të reja të punës.

Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Punëtorëve në Kosovë, Haxhi Arifaj, thekson se pas hyrjes në fuqi të Ligjit të Punës, ka pasur disa përparime në përmirësimin e gjendjes sociale të qytetarëve.

Por, sipas tij, numri i të papunëve ende është i lartë.

Gradualisht po mendoj se po shihet një dritë në fund të tunelit për hapjen e vendeve të reja të punës, por ajo brenga e madhe që ka qenë pasluftës ekziston edhe tani.
Gradualisht po mendoj se po shihet një dritë në fund të tunelit për hapjen e vendeve të reja të punës, por ajo brenga e madhe që ka qenë pasluftës ekziston edhe tani. Dhe kjo do të jetë për një kohë të gjatë nëse nuk do të ketë investime të huaja dhe hapje të vendeve të reja të punës”, thotë Arifaj për Radion Evropa e Lirë.

Në Kosovë, sipas Arfiajt, numri i papunësisë është shtuar edhe pas privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore në Kosovë.

Ai thekson se me aktivizimin e mekanizmave qeveritarë, do të mund të ndihmohet zbutja e numrit të të papunëve.

Papunësinë në Kosovë, Arifaj e quan alarmante.

Deri më tani ndoshta është bërë një punë, por ne asnjë herë nuk do të jemi të kënaqur me këtë gjende të punëtorisë kosovare. Dhe kërkojmë që në këtë drejtim të punohet më shumë për gjetjen e metodave të zbutjes së papunësisë në Kosovë, sepse është një shifër jashtëzakonisht e madhe e të papunëve”, shprehet ai.

Ndryshe, në vitet e fundit në Kosovë, sipas njohëseve të çështjeve ekonomike, nuk ka pasur ulje të shkallës së papunësisë.

Ndërkaq, sipas tyre, në tregun e punës në Kosovë hyjnë deri në 35 mijë të rinj, ndërkaq ky treg absorbon nga 4 deri në 6 mijë punëtorë në vit.

Profesori i ekonomisë, Isa Tahiri, thotë për Radion Evropa e Lirë, se ata të cilët mbesin të papunë, potencialisht mund të shndërrohen në persona të varfër.

Përafërsisht çdo vit janë të aftë për punë mbi moshën 18 vjeçare rreth 25 – 30 mijë veta. Nëse llogaritet për 12 vjet janë rreth 300 mijë të papunë.
Përafërsisht çdo vit janë të aftë për punë mbi moshën 18 vjeçare rreth 25 – 30 mijë veta. Nëse llogaritet për 12 vjet janë rreth 300 mijë të papunë. Të gjitha qeveritë nuk kanë pasur një qëllim preciz të rritjes së nivelit të punës. Faktor tjetër ka qenë edhe mungesa e investimeve të drejtpërdrejta dhe të huaja”, thekson Tahiri.

Sipas vlerësimeve të organizatave ndërkombëtare, varfëria mbetet një ndër shqetësimet kryesore të kosovarëve, të cilët mendojnë se situata e rëndë ekonomike e kërcënon edhe stabilitetin e vendit.

Në Kosovë, sipas të dhënave të fundit të Bankës Botërore, në vitin 2009, u tha se varfëria në Kosovë është 34 për qind e gjithë popullsisë.

Sipas këtij raporti, pak më shumë se një e treta e popullsisë jetonin nën vijën e varfërisë absolute me 1.55 euro në ditë, ndërsa 12 për qind jetonin nën vijën e varfërisë së skajshme me 1.02 euro.

Por, profesori i ekonomisë Isa Tahiri mendon se papunësia është edhe me e lartë se sa të dhënat e këtyre mekanizmave ndërkombëtarë.

Shifra e përqindjes e të papunëve në Kosovë mund të jetë edhe mbi 60, nëse analizohen sa janë të punësuar në sektorin privat sa në atë publik, edhe nxirret mesatarja sa janë të punësuar në Kosovë, dhe nëse nuk hynë edhe ekzistenca nga ndihma familjare, mund të themi se e kalon edhe 70 për qind”, shprehet Tahiri.

Përgjysmimi i varfërisë është njëra nga Objektivat e Zhvillimit të Mijëvjeçarit, të cilat Kosova është zotuar t’i arrijë deri në vitin 2015.
  • 16x9 Image

    Luljeta Krasniqi - Veseli

    Luljeta Krasniqi, e lindur më 02.05.1981. Me gazetari ka filluar të merret që nga viti 2005. Për një kohë të gjatë ka punuar si gazetare në Agjencinë e lajmeve Kosovalive. Ekipit të Radios Evropa e Lirë i është bashkuar në vitin 2008.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG