Ndërlidhjet

Guvernatori: Gadafi ka shitur ari për pagesën e rrogave


Guvernarori i ri i Bankës qendrore të Libisë, Kasim Azuz, thotë se ish regjimi i Muamer Gadafit, i ka shitur afro 20% të rezervave të arit të këtij vendi, për pagesën e rrogave gjatë kryengritjes, nga e cila u përmbys regjimi i Gadafit.

Guvernatori Azuz u tha reporterëve në Tripoli se regjimi i Gadafit kishte shitur 29 tonelata ari te tregtarët lokalë, në muajin prill, pasi regjimi kishte mbetur pa para të gatshme.

Besohet se Libia i ka afro 145 tonelata ari rezerva.

Zoti Azuz theksoi se asnjëri nga asetet e bankës nuk “mungonte ose nuk ishte vjedhur” gjatë kryengritjes.

Sipas tij, asetet e bankës tash janë afro 115 miliardë dollarë, prej të cilave 90 miliardë dollarë ndodhen jashtë Libisë.
XS
SM
MD
LG