Ndërlidhjet

Bruksel: U mbajt takimi i radhës i ekspertëve Kosovë - Serbi


Më 5 shtator 2011 në Bruksel, nën kryesimin e zyrës së BE-së për ndërmjetësimin e dialogut teknik, u mbajt takimi i radhës i grupit të ekspertëve për zbatimin e marrëveshjes për lirinë e lëvizjes në mes të delegacioneve nga Kosova dhe Serbia.

Në këtë takim u diskutuan çështje të ndryshme për operacioanalizimin e marrëveshjes për lirinë e lëvizjes të arritur më 2 korrik 2011. Bazuar në këtë marrëveshje pritet që zbatimi i sajë të fillojë shumë shpejt, posa të përmbylljen përgatitjet e nevojshme teknike. Ndër çështjet kryesore në takim, që u diskutuan, ishin modalitetet e kalimeve kufitare për qytetarët, çështjet e tabelave të regjistrimit të automjeteve dhe zbatimi i polisave të sigurimeve kufitare, njoftoi Zyra e kryeministrisë së Kosovës.

Në takim u theksua se kalimet kufitare duhet të jenë sa më të lehta dhe të mos marrin kohë në procedimin e qytetarëve nga të dyja palët, në mënyrë që qarkullimi të jetë i lirshëm dhe i papenguar.

Po ashtu u theksua se tabelat e regjistrimeve të automjeteve, që nuk janë në përputhje me ligjet në fuqi, nuk do të lejohen të qarkullojnë në territorin e Kosovës, duke filluar nga 1 nëntori 2011.
XS
SM
MD
LG