Ndërlidhjet

logo-print

Serbia s’mund të rimarrë tregun


Produktet e Serbisë

Produktet e Serbisë

Serbia kurrë më nuk do të rimarrë tregun kosovar në përmasat që ka pasur para 20 korrikut, kur Qeveria e Kosovës vendosi masa reciproke ndaj produkteve serbe, thonë zyrtarë të qeverisë dhe përfaqësues të komunitetit të biznesit.

Gjatë periudhës se zbatimit të reciprocitetit, është vërtetuar se tregu kosovar nuk është i varur nga produktet serbe, dhe që konsumatori ka zëvendësuar ato produkte me prodhime vendore dhe të vendeve tjera të rajonit, thotë Blerand Nikaj, këshilltar i lartë politik në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë.

Ai thotë për Radion Evropa e Lirë se pas fillimit të zbatimit të marrëveshjes për vulat doganore, ku do të lejohet hyrja e mallrave serbe në Kosovë, Ministria e Tregtisë, do ndërmarrë disa masa, në mënyrë që mos të dëmtohen prodhuesit dhe konsumatorët kosovarë.

Ne në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, do të marrim masa që produktet serbe, mos të kenë qasje të pakontrolluar, siç kanë pasur deri më tani.
Ne në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, do të marrim masa që produktet serbe, mos të kenë qasje të pakontrolluar, siç kanë pasur deri më tani.
Do të mundohemi të sigurohemi që sa herë që produktet e importuara nga Serbia e dëmtojnë prodhuesin vendor, të ndërmerren masa si në importin, si në tregun e brendshëm, në mënyrë që të mbrojmë prodhuesit dhe konsumatorin kosovarë
”, thotë Nikaj.

Edhe përfaqësues të komunitetit të biznesit, pohojnë se Serbia ka humbur tregun kosovar, pasi që sipas tyre, vetë konsumatorët tashmë do të bojkotojnë mallrat serbe.

Lekë Musa, kryeshef ekzekutiv në Odën Ekonomike Amerikane në Prishtinë, thotë se pas zbatimit të masave reciproke dhe ngjarjeve të fundit në pjesën veriore të Kosovës, konsumatorët do të orientohen nga prodhimet vendore dhe vendeve të Bashkimit Evropian.

Besoj se edhe vetë konsumatori nuk do t’i ketë preferencat që i ka pasur deri para masave të reciprocitetit ndaj produkteve të Serbisë. Dhe do të ketë një vazhdim të këtij trendi, të rritjes së kërkesave për produktet vendore dhe orientimit të tregjeve alternative. Mendoj se një pjesë e tregtarëve kosovarë, do të vazhdojnë të tregtojnë me bizneset serbe, por shpresoj se do të kemi një zvogëlim të bilancit negativ tregtar që kemi pasur me Serbinë. Do të kemi një rritje të eksportit të produkteve të Kosovës në Serbi”, shprehet Musa.

Që mallrat serbe të rikthyera në tregun kosovar, nuk do të jenë atraktive më për konsumatorin vendor, thotë edhe Selatin Kaçaniku, kryetar i Shoqatës për Mbrojtjen e Konsumatorëve “Konsumatori”.

Ai shprehet se konsumatori tashmë është vetëdijesuar për rëndësinë e prodhimeve vendore.

...konsumatori i Kosovës ka marrë një qëndrim që t’i konsumojë produktet vendore dhe produktet e shteteve mike, të atyre shteteve që kanë qenë përkrah konsumatorit të Kosovës, para, gjatë dhe pas luftës
Serbia pretendon të prezantohet si armike e konsumatorit të Kosovës, e cila vrau, dogji dhe bëri shkatërrime të papara për të hyrë me dhunë në tregun e Kosovës. Prandaj, konsumatori i Kosovës ka marrë një qëndrim që t’i konsumojë produktet vendore dhe produktet e shteteve mike, të atyre shteteve që kanë qenë përkrah konsumatorit të Kosovës, para, gjatë dhe pas luftës”, thotë Kaçaniku për Radion Evropa e Lirë.

Ndryshe, autoritetet kompetente tashmë kanë njoftuar se me 16 shtator do të fillojë zbatimi i marrëveshjes për vulat doganore, e cila është arritur në bisedimet e fundit në mes Prishtinës dhe Beogradit.
  • 16x9 Image

    Nadie Ahmeti

    Me profesionin e gazetarisë ka filluar të merret që prej vitit 2000, kurse Radios Evropa e Lirë i është bashkuar në vitin 2001. Kryesisht mbulon çështjet ekonomike dhe sociale, për çka edhe i janë ndarë disa mirënjohje.

XS
SM
MD
LG