Ndërlidhjet

Londër: Ushtarët brutalisht e kishin vranë një civil irakian


Një hetim i pavarur britanik ka gjetur se në vitin 2003, ushtarët britanikë në pjesën jugore të Irakut, e kanë rrahur për vdekje një civil irakian, në një akt “të parsyeshëm dhe dhunë brutale”.

Sipas hetimit, vdekja e punëtorit irakian të hotelit, Baha Mousa, në arrestin britanik, e ka lënë “një njollë shumë të madhe” për forcat e armatosura britanike.

Baha Mousa ishte arrestuar, së bashku me nëntë persona të tjerë, në një hotel në qytetin jugor Basra, nga ushtarët britanikë, që ishin në kërkim të armatimit dhe të kryengritësve, në vitin 2003.

Ata ishin dërguar në një bazë ushtarake britanike, ku me kokë të mbuluar dhe me duar të lidhura, ishin rrahur.

Mousa kishte vdekur, dy ditë, pas arrestimit.

Ky hetim, që ishte udhëhequr nga një ish gjyqtar, ishte krijuar nga ish qeveria laburiste e Britanisë në vitin 2009 dhe ka kushtuar 20 milionë dollarë.
XS
SM
MD
LG