Ndërlidhjet

logo-print

Palestinezët e filluan fushatën për pranim në OKB


Palestinezët sot e kanë filluar fushatën për mbështetje në synimin e tyre për anëtarësim në Kombet e Bashkuara.

Mendohet se kjo fushatë do ta arrijë kulmin më 20 shtator, kur presidenti i Autoritetit palestinez, Mahmud Abas, do ta paraqes kërkesën për anëtarësim te sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-mun.

Zoti Abas, sot është takuar me zyrtarët e lartë palestinezë, për përpilimin e planit, i cili synon anëtarësim të plotë të shtetit palestinez, në linjat që ekzistuan para Luftës Gjashtëditore në vitin 1967.

Kërkesa palestineze kundërshtohet nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara.

Uashingtoni thotë se do ta bllokoj planin në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Nëse kërkesa për anëtarësim bllokohet në Këshillin e Sigurimit, atëherë palestinezët planifikojnë kërkesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, për të synuar ngritje të nivelit të përfaqësimit të tyre, nga ai i vëzhguesit në shtet joanëtar.
XS
SM
MD
LG