Ndërlidhjet

Greqia inkurajon dialogun Kosovë-Serbi


Ministri i Jashtëm grek, Stavros Lambrinidis, ka qëndruar sot në Kosovë, ku ka takuar zyrtarë të lartë të vendit.

Gjatë konferencës së përbashkët për gazetarë me kryeministrin Thaçi, Lambridinis ka theksuar rëndësinë e dialogut Prishtinë-Beograd, për, siç ka thënë ai, stabilitetin në rajon.

"Beorgadi dhe Prishtina kanë bërë përparim konkret dhe ju duhet të vazhdoni në këtë rrugë. Bashkimi Evropian dhe Greqia në veçanti do të jenë në anën tuaj. Bashkimi Evropian e do zgjerimin me Ballkanin dhe kjo nuk është thjesht një slogan", ka thënë Lambridinis.

I pyetur për qëndrimin e Athinës sa i përket njohjes së pavarësisë së Kosovës, ministri grek tha se ai është i njohur dhe nuk ka ndryshuar.

Në anën tjetër, kryeministri Thaçi tha se Kosova dhe Greqia kanë "raporte të shkëlqyeshme bashkëpunimi".

"Greqia ka prezencën e saj në KFOR dhe EULEX dhe ne e falendërojmë për këtë", tha Thaçi, i cili ka shprehur bindjen se raportet e tilla do të forcohen.
XS
SM
MD
LG