Ndërlidhjet

SHBA përfshihet nga përmbytjet


Pjesa verilindore e Shteteve të Bashkuara është përfshirë nga shira të dendur, duke shkaktuar përmbytje të mëdha dhe duke detyruar mbi 100 mijë njerëz të lënë shtëpitë.

Shërbimi Kombëtar i Motit ka lëshuar paralajmërim nga përmbytjet për disa qarqe në Nju Jork, Nju Xhërsi, Pensilvani, Merillend dhe Virxhinia.

Përmbytje janë raportuar edhe në Uashington.

Moti me shi pason uraganin Ajrin, që ka goditur Shtetet e Bashkuara ditë më parë.
XS
SM
MD
LG