Ndërlidhjet

Çlirimi i Libisë përfundon me "eliminimin e Gadafit"


Kryeministri de facto i Libisë, Mahmud Xhibrili, tha se çlirimi i vendit nuk ka përfunduar ende, ndërsa "sfida më të vështira pritet të vijnë".

Duke folur në Tripoli, për herë të parë që nga rrëzimi i Muamer Gadafit, nënkryetari i Këshillit Kombëtar të Tranzicionit ka bërë thirrje për unitet dhe durim.

"Kjo është një fazë kur ne duhet të unifikohemi, të jemi së bashku, të flasim me një zë", tha Xhibrili.

Sipas tij, beteja për çlirimin e Libisë do të përfundojë me "kapjen ose eliminimin e Gadafit".

Ky i fundit, përmes një audio-mesazhi, i ka hedhur poshtë spekulimet se është larguar nga Libia.
XS
SM
MD
LG