Ndërlidhjet

Rusi: Tri Ditë Zie në qytetin e përplasjes së aeroplanit


Në qytetin rus, Jarosllavl prej sot fillojnë tri Ditë Zie zyrtare për viktimat e përplasjes së aeroplanit, nga e cila humbën jetën 43 anëtarë të një klubi të hokejit në akull të këtij qyteti.

Tragjedia ndodhi të mërkurën, kur një aeroplan rus u rrëzua, pak kohë pasi u ngrit nga pista e aeroportit në Jarosllavl, që është 250 kilometra në verilindje të Moskës.

Dy persona, që e mbijetuan këtë përplasje, janë në gjendje serioze shëndetësore.

Mijëra sipmatizues të hokejit në akull janë tubuar në Jarosllavl, në Minsk, në Pragë dhe në qytetet e tjera, për t’i përkujtuar ata që e humbën jetën, pasi aty kishte lojtarë dhe trajnerë nga Rusia, Bjellorusia, Çekia, Suedia, Kanadaja, Letonia, Gjermania dhe Ukraina.
XS
SM
MD
LG