Ndërlidhjet

Gaboni njohu Republikën e Kosovës


Zëvendës kryeministri i parë i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, konfirmon zyrtarisht, ardhjen e njohjes së 82 për shtetin e Kosovës, nga Republika e Gabonit.

Njohja zyrtarisht i është konfirmuar zëvendës kryeministrit Pacolli, në orët e vona të mbrëmjes së kaluar, në Gabon, nga udhëheqësit më të lartë të këtij shteti, ka njoftuar zyra e zotit Pacolli.

Këtë lajm e ka konfirmuar edhe Ministria e jashtme e Kosovës, nëpërmjet rrjetit social Twitter.
XS
SM
MD
LG