Ndërlidhjet

HRW: Forcat e Sirisë i kanë zhvendosur të plagosurit nga spitali


Grupi për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch, thotë se forcat e sigurisë së Sirisë “me forcë i kanë zhvendosur” 18 të plagosur nga një spital në qytetin Homs, gjatë një bastisjeje në qytet, këtë javë.

Në raportin e publikuar, HRW ka cituar dëshmitarë dhe mjekë.

Qyteti Homs ishte qendër e protestave kundër regjimit të presidentit të Sirisë, Bashar al-Asad.

Aktivistët thonë se së paku 20 vetë ishin vrarë gjatë ndërhyrjes ditën e mërkurë.

Kombet e Bashkuara vlerësojnë se më se 2200 njerëz janë vrarë në goditjen e forcave të sigurisë kundër protestuesve, prej muajit mars, kur filluar demonstratat kundër regjimit të Asadit.
XS
SM
MD
LG