Ndërlidhjet

logo-print

Tadiqi kundërshton kushtëzimin me Kosovën


Presidenti serb, Boris Tadiq, tha se Serbia është kundër imponimit të kushteve për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian dhe kërkon trajtim të njëjtë si të vendeve të tjera që aplikojnë anëtarësimin në BE.

Ai i bëri këto komente në Forumin “Serbi-BE”, i cili po zhvillon punimet në Beograd.

“Serbinë nuk mund ta bindë askush se duhet zgjidhur çështja e Kosovës para hyrjes në Bashkimin Evropian. Megjithatë, Serbia po bën gjithçka të mundur që këtë çështje ta zgjidhë në mënyrë demokratike”, tha Tadiq.

Sipas tij, për këtë zgjidhje “janë të nevojshme katër elemente: kërkimi i opsionit otipmal për veriun e Kosovës, garanci për serbët në pjesë të tjera, adresimi i çështjes së trashëgimisë kulturore dhe pasuritë e Serbisë në territorin e Kosovës”.

Tadiq tha se Serbia do dialog konstruktiv me Prishtinën, por theksoi se, për hir të marrjes së statusit të kandidatit evropian, nuk do të heqë dorë nga gjetja e zgjidhjes së drejtë për Kosovën.
XS
SM
MD
LG