Ndërlidhjet

logo-print

Interpoli urdhëron arrestimin e Gadafit


Interpoli ka urdhëruar arrestimin e ish-liderit të Libisë, Muamer Gadafi, djalit të tij, Saif al-Islam, dhe shefit të inteligjencës, Abdullah al-Senusi.

Trupi më i lartë policor ka kërkuar ndihmën e 188 vendeve anëtare për kapjen e tre personave në fjalë, me kërkesë të prokurorisë së Gjykatës Ndërkombëtare për Krime.

Kjo e fundit ka lëshuar urdhër për arrestimin e tyre në muajin qershor, nën akuzat për krime kundër njerëzimit.

Vendndodhja e Gadafit mbetet e panjohur, ndonëse vetë ai, përmes një audio-mesazhi të bërë publik ditë më parë, ka hedhur poshtë spekulimet se është larguar nga vendi.
XS
SM
MD
LG