Ndërlidhjet

Sllovenia rithekson mbështetjen për Kosovën


Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka marrë mbështetjen e homologut slloven, Samuel Zhbogar, për aspiratën e Kosovës drejt integrimit evropian.

Dy zyrtarët janë shprehur optimistë se Republika e Kosovës, shumë shpejt, do të ketë marrëdhënie kontraktuale me BE-në.

Ata i kanë bërë këto komente në Forumin Strategjik të Bledit, ku kanë diskutuar edhe gjendjen e krijuar në veri të Kosovës.

Ministri Hoxhaj ka kërkuar nga Sllovenia që t’iu bashkohet thirrjeve të shteteve të BE-së, të cilat i kërkojnë Beogradit "të shpërbëjë strukturat paralele ilegale në Kosovë".

Zhbogar mësohet të jetë pajtuar se Serbia duhet të heqë dorë nga mbështetja e strukturave paralele.
XS
SM
MD
LG