Ndërlidhjet

logo-print

Shkaku i fatkeqësisë në Jarosllav, i paqartë


Qyteti rus i Jarosllavit ka nisur tri ditë zie për 43 viktimat e aksidentit ajror, që zuri vend dy ditë më parë.

Guvernatori i qytetit, Sergei Vakrukov, tha se ekipi i hokejit që pësoi në fatkeqësi, ishte "pjesë e jetës së qytetarëve".

"Jarosllavi është në pikëllim të thellë për humbjen e ekipt tonë. Tifozët vazhdojnë të arrijnë në fushën e hokejit, të hedhin lule. Për ne, ai nuk ishte vetëm një ekip hokeji, një ekip favorit. Për shumicën e qytetarëve të Jarosllavit dhe rajonit, ai ishte pjesë e jetës së tyre", tha Vakrukov.

Lojtarët dhe trajnerët e ekipit vinin të paktën nga tetë vende, përfshirë Bjellorusinë, Kanadanë, Çekinë, Gjermaninë, Letoninë, Rusinë, Sllovakinë dhe Ukrainën.

Hetuesit nuk janë ende në gjendje të përcaktojnë shkakun e fatkeqësisë.
XS
SM
MD
LG