Ndërlidhjet

Bler: Lufta kundër terrorizmit, larg fundit


Ish-kryeministri britanik, Toni Bler, tha se lufta me ekstremizmin islamik është larg fundit, pavarësisht likuidimit të kreut të Al Kaidës, Osama bin Laden.

Bler, i cili pas sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në Nju Jork dhe Uashington premtoi se Britania do të jetë "krahë për krahë" me Shtetet e Bashkuara dhe më pas mori rol udhëheqës të sulmeve në Afganistan dhe Irak, tha se kërcënimi terrorist ekziston ende, madje edhe në vendet ku ka ndodhur Pranvera Arabe.

"Është absolutisht e gabuar të mendojmë se beteja me militantët ka arritur fitoren", tha Bler.

Sipas tij, "shembull për këtë duhet marrë mënyrën se si grupi terrorist i Hezbollahut ka marrë kontrollin e Libanit, si dhe aktivitetet e Hamasit".
XS
SM
MD
LG