Ndërlidhjet

logo-print

EULEX-i monitoron një varrezë të mundshme masive në Medvegjë


Ekspertët e EULEX-it nga Departamenti i Mjekësisë Ligjore kanë qenë në një vend - potencial për të qenë varrezë masive në rajonin e Medvegjës në Serbinë Jugore.

Informacionin e ka publikuar misioni evropian për sundimin e ligjit, nëpërmjet një komunikate për opinion.

"Informacioni, i pranuar nga Komisioni për Persona të Zhdukur i Qeverisë së Kosovës, pretendon se një numër i panjohur i shqiptarëve të Kosovës, viktima të konfliktit të viteve 1998-1999, mund të jenë varrosur këtu", thuhet në komunikatë.

Alan Robinson, bashkëkryesues i EULEX-it në Departamentin e Mjekësisë Ligjore, citohet të ketë thënë se është "dërguar një ekip i gjërë ekspertësh të mjekësisë ligjore në lokacionin e supozuar. Roli i tyre është shumë i qartë: të veprojnë si observues dhe të sigurojnë se metodologjija e duhur e mjekësisë ligjore është duke u aplikuar gjatë zhvillimit të operacionit në terren”.
XS
SM
MD
LG