Ndërlidhjet

Presidenti i BE-së kërkon përparim në raportet Serbi-Kosovë


Serbia duhet të ndërmarrë "hapa konkretë" drejt normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën, për të ecur përpara në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, tha presidenti i këtij mekanizmi, Herman Van Rompuj.

"Mosmarrëveshja e vazhdueshme ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është një shkak për shqetësim", tha Rompuj në Forumin "Beograd-BE", që po zhvillon punimet në Beograd.

Presidenti serb, Boris Tadiq, tha se Serbia është kundër imponimit të kushteve për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian dhe kërkon trajtim të njëjtë si të vendeve të tjera që aplikojnë anëtarësimin në BE.
XS
SM
MD
LG