Ndërlidhjet

Mjekët nuk respektojnë orarin


Qendra Klinika Universitare
Qendra Klinika Universitare
Mosrespektimi i orarit të punës nga ana e personelit mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka bërë që, këtë vit, katër mjekë të dalin në komisionin disiplinor, si dhe një të përjashtohet nga puna. E gjithë kjo - pasojë e gjetjes së mjekut në fjalë në klinikën shëndetësore private gjatë orarit të punës në QKU.

Këtë e konfirmon Advije Malaj, ushtruese e detyrës së kryeinspektores në Ministrinë e Shëndetësisë.

Gjatë inspektimit kemi pasur raste kur nuk i kemi gjetur mjekët në orar të punës. Nuk mund të themi se orari nuk respektohet, por ka edhe të tillë që nuk e respektojnë”, thotë Malaj.

Pacientët, të cilëve u ka rënë rasti të hospitalizohen në Qendrën Klinike Universitare, thonë se orari i punës në këtë institucion nuk respektohet.

Vlera Bala thotë se pas orës 12, asnjëri nga mjekët nuk gjendet në klinikë.

“Jam person që kam pasur rastin vetë të hospitalizohem në QKU. Definitivisht, mjekët nuk e respektojnë orarin e punës. Shumë shpesh as në mëngjes nuk i gjen në klinika, e mos të flasim pas orës 12, kur nuk mund ta gjesh pothuajse asnjë mjek”, thotë Bala.

Shpend Fazliu, zyrtar për informim në QKU, thotë se në kuadër të këtij institucioni vazhdimisht janë bërë inspektime sa i përket respektimit të orarit të punës. Kohëve të fundit, sipas tij, janë shtuar dukshëm aktivitetet në këtë drejtim.

Inspektorati ka gjetur disa punëtorë që në kuadër të orarit të punës janë gjetur duke punuar në klinikë private shëndetësore. Njëri prej tyre është larguar nga QKU-ja, pikërisht me rekomandim të inspektoratit shëndetësor”, shprehet Fazliu.
Është fakt i njohur që orari i punës nuk respektohet në QKU, por as në spitale tjera.

Edhe Ilir Tolaj, sekretar permanent në Ministrinë e Shëndetësisë, pranon se orari i punës nga ana e personelit mjekësor nuk respektohet si duhet.

Është fakt i njohur që orari i punës nuk respektohet në QKU, por as në spitale tjera. Është një përpjekje e drejtorit për ta vënë në kontroll këtë, duke detyruar që mbledhjet profesionale të mbahen dy herë në ditë”, thotë Tolaj.

Sidoqoftë, zyrtarët shëndetësorë zotohen se nuk do të ketë tolerime për asnjërin që nuk e respekton orarin e punës.
XS
SM
MD
LG