Ndërlidhjet

Google këshillon përdoruesit në Iran


Kompania Google ka këshilluar përdoruesit e shërbimeve të saj në Iran të ndryshojnë fjalëkalimet, pas falsifikimit të certifikatave të saj të sigurisë në internet.

Google u rekomandon iranianëve t'iu kushtojnë vëmendje paralajmërimeve që shfaqen befas në ueb-faqe dhe të bllokojnë faqet e panjohura të internetit.

Autoritetet holandeze po zhvillojnë hetime për të përcaktuar se kush i ka falsifikuar certifikatat e sigurisë në internet, me qëllim për të fituar informacione për përdoruesit në Iran.
XS
SM
MD
LG