Ndërlidhjet

Vetëvendosje i përgjigjet Gjykatës Kushtetuese


Lëvizja Vetëvendosje i është përgjigjur kërkesës së Gjykatës Kushtetutese në lidhje me qëndrmin e Lëvizjes për imunitetin e deputetëve.

Vetëvendosje ka përsëritur qëndrimin e saj se Kushtetuta e Republikës së Kosovës "është mjaft e qartë sa i përket imunitetit të deputetëve".

Lëvizja kujton Nenin 75, paragrafin 1 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ku thuhet:

“Deputetët e Kuvendit gëzojnë imunitet nga ndjekja penale, paditë civile ose shkarkimi për veprimet dhe vendimet e tyre brenda fushëveprimit të përgjegjësive të tyre si deputetë të Kuvendit. Imuniteti nuk pengon ndjekjen penale te deputetëve të Kuvendit për veprimet e ndërmarra jashtë fushëveprimit të përgjegjësive të tyre si deputetë të Kuvendit”.
XS
SM
MD
LG