Ndërlidhjet

Kryeministri moldav takon kreun e rajonit separatist


Kryeministri i Moldavisë ka mbajtur gjatë ditës një takim me liderin e rajonit seperatist të Transdnisterit.

Kryeministri moldav, Vlladimir Filat, dhe ai i Transdnisterit, Igor Smirnof, u takuan në jug të Gjermanisë për bisedimet e ndërmjetësuara nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian.

Filat tha se bisedimet kanë për qëllim ndërtimin e besimit dhe se në fokus të tyre janë çështjet praktike, si restaurimi i linjave tokësore telefonike ndërmjet Moldavisë dhe Transdnisterit.

Ministri i Jashtëm i Lituanisë, Audrionus Azubalis, vendi i të cilit aktualisht po udhëheq presidencën e OSBE-së, hapi takimin në Bad Rajhentall të Gjermanisë.

Azubalis tha se beson që takimi do të jetë “një hap drejt vënies së gurëthemelit për ripërtërirjen e negociatave zyrtare në formatin 5+2”.

Formati 5+2 përbëhet nga dy persona të secilës palë dhe nga ndërmjetësues dhe vëzhgues të OSBE-së, Rusisë, Ukrainës, Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.
XS
SM
MD
LG