Egjipti ka vënë në gjendje gatishmërie forcat policore pas një nate të dhunshme, gjatë së cilës protestuesë të mllefosur iu vërsulën ambasadës izraelite në Kajro.
Agjencia shtetërore e lajmeve MENA bëri të ditur se 448 persona janë plagosur gjatë përleshjeve ndërmjet mijëra protestuesve dhe policisë.
Dyzet e gjashtë pjesëtarë të policisë thuhet se janë lënduar gjithashtu gjatë kësaj ngjarjeje.
Dhuna shtyu ambasadorin izraelit me familje dhe tërë stafin e ambasadës ta lëshojë Kajron dhe të kthehet në Izrael.
Zëvendësambasadori izraelit thuhet se ka mbetur në Kajro për të vazhduar kontaktet me qeverinë e Egjiptit.
Të premten, policia egjiptiane fillimisht nuk deshi të ndërhyjë në protestë.
Megjithatë, në mëngjesin e së shtunës policia përdori gazin lotsjellës për të shpërndarë turmën duke shkaktuar-në këtë mënyrë, hedhjen e mjeteve me zjarrë nga protestuesit që po qëndronin në ambasadë.