Ndërlidhjet

logo-print

Shefi i Ligës Arabe viziton Sirinë


Kreu i Ligës Arabe pritet të vizitojë Damaskun gjatë së shtunës për t’i bërë presion regjimit të presidentit të Sirisë, Bashar al Asad, që të ndal dhunën vdekjeprurëse ndaj protestuesve.

Vizita e sekretarit gjeneral të Ligës Arabe, Nabil el Arabi, ishte paraparë të zhvillohet të mërkurën, por ajo u shty për tri ditë nga regjimi i Asadit.

Shtetet anëtare të Ligës Arabe i kanë bërë tashmë thirrje regjimit të Asadit që të ndërprejë dhunën dhe të nis zbatimin e reformave politike dhe ekonomike.

Regjimi është ballafaquar, së fundi, me presion të shtuar-përfshirë atë nga kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan, i cili ka tërhequr vërejtjen se Asadi do të mund ta humbaste fuqinë për shkak të shtypjes së dhunshme të protestave.

Të paktën pesë protestuesë raportohet të jenë vrarë gjatë së premtës kur ata po kërkonin ndihmën e Bashkësisë Ndërkombëtare për t’i mbrojtur protestuesit nga forcat e sigurisë.

Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, të paktën 2.200 njerëz-kryesisht civilë, janë vrarë që kur nisën lëvizjet kundër Asadit në muajin mars.
XS
SM
MD
LG