Ndërlidhjet

Thirrjet për përmbajtje në raportet Turqi- Izrael


Pas rritjes së tensioneve lidhur me flotat ndihmëse për në Gaza, administrata e Shteteve të Bashkuara u ka bërë thirrje për qetësim Izraelit dhe Turqisë.

Departamenti amerikan i shtetit theksoi rëndësinë që të përmbahen të dyja palët dhe të shmangen veprimet apo retorika provokative.

Zëdhënësja, Viktoria Nuland, bëri të ditur që mesazhi në fjalë u ështe dërguar zyrtarëve turq dhe atyre izraelitë.

Shqetësimi është rritur pas deklaratave të fundit të autoriteteve turke, të cilët paralajmëruan dërgimin e anijeve ushtarake si anije përcjellëse për flotat ndihmëse që do të shkonin në të ardhmen në Gaza.

Një veprim i tillë, sipas Izraelit, do të ishte “kërcënues dhe serioz”.

Turqia dëshiron kërkimfaljen e shtetit izraelit për bastisjet e dhunshme të anijeve turke në Gaza në vitin 2010-kërkesë të cilën Izraeli nuk e ka përmbushur.
XS
SM
MD
LG