Ndërlidhjet

logo-print

Netanjahu: Sulmi në ambasadën në Kajro ishte serioz


Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, e cilësoi “incident serioz” sulmin mbi ambasadën izraelite në Kajro.

Mirëpo, ai tha se incidenti do të mund të kishte qenë më i keq po që se protestuesit do të kishin depërtuar te stafi i ambasadës.

Ai gjithashtu falënderoi presidentin amerikan, Barak Obama, rreth kërkesës për mbrojtjen e ndërtesës së ambasadës drejtuar Egjiptit.

Gjashtë diplomatë izraelitë të bllokuar në ambasadë u shpëtuan nga forcat egjiptiane.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve MENA, 448 njerëz janë lënduar në përleshjet ndërmjet protestuesve dhe forcave policore.

Ndërhyrja e policisë për të shpërndarë protestën u bë në mëngjesin e së shtunës.
XS
SM
MD
LG