Ndërlidhjet

G8 diskuton mbështetjen e reformave në botën arabe


Ministrat e financës dhe zyrtarë të lartë të tetë shteteve më të industrializuara po takohen në jug të Francës për të diskutuar mënyrat rreth mbështetjes së reformave në botën arabe në prag të kryengritjeve të Pranverës Arabe.

Ata pritet të premtojnë miliarda dollarë për financimin e Tunizit, Marokos dhe Jordanisë deri në vitin 2013.

Në rast të miratimit të këtij plani, financimi do të bëhej kryesisht në formën e huave.

Përfaqësuesve të shteteve të G8-tës u janë bashkuar në Marsej edhe delegacionet e qeverisë së përkohshme të Libisë, ata të qeverisë së Arabisë Saudite, të Emirateve të Bashkuara Arabe, Kuvajtit, Katarit dhe Turqisë.
XS
SM
MD
LG