Ndërlidhjet

Në tetor – 38 kilometrat e parë të autostradës



Punimet rreth ndërtimin e autostradës Vermicë- Merdarë, janë duke shkuar sipas planit të paraparë nga kompania ndërtuese “ Bechtel&Enka”, thonë autoritetet kompetente.

Punimet rreth ndërtimit të kësaj autostrade kanë filluar në fund të muajit maj të vitit të kaluar, dhe që nga atëherë nuk ka pasur ndonjë problem rreth realizimit të këtij projekti, bën të ditur Lah Nitaj, këshilltar i lartë në Ministrinë e Infrastrukturës.

Punimet në ndërtimin e autostradën Vermicë – Merdarë, përkatësisht në rrugën shtatë, janë duke ecur më shpejtë se që është plani dinamik për realizimin e kësaj. Dhe kjo falë bashkëpunimit të sinqertë dhe të shkëlqyer në mes qeverisë dhe kompanisë ndërtuese ‘Bechtel& Enka’”, shprehet Nitaj.

Edhe Ela Ruqi, zëdhënëse në kompaninë amerikano- turke “ Bechtel& Enka”, thekson se punimet janë duke shkuar sipas planifikimeve, ndërsa sipas saj, 38 kilometrat e para të autostradës do të lëshohen për qarkullim në muajin tetor.

Ne kemi një angazhim madhor në këto momente, është hapja e tre seksioneve të para dhe gjysme seksionit të katërt brenda tetorit të këtij viti. Që do të thotë se qytetarët kosovarë, mund të udhëtojnë në autostradë brenda këtij viti, nga Suhareka deri në kufirin më Shqipërinë”, thotë Ruqi për Radion Evropa e Lirë.

Ndryshe, jo rrallë herë, ky projekt është kritikuar nga përfaqësues të opozitës dhe shoqërisë civile, lidhur më koston financiare dhe mënyrën e mbikëqyrjes se ndërtimit të kësaj autostrade.

Sipas tyre, qeveria nuk ka bërë publike çmimin përfundimtar të autostradës, duke krijuar hapësirë të keqpërdoret paraja publike.

Por, Lah Nitaj, nga Ministria e Infrastrukturës, për Radion Evropa e Lirë thotë se qeveria vazhdimisht ka qenë transparente, dhe për të mundësuar vazhdimin e punimeve, thotë ai, Qeveria e Kosovës ka ndarë nga buxheti i këtij viti, rreth 250 milion euro.

Nuk kemi probleme, qeveria ka qenë shumë e kujdesshme, që për një projekt madhor siç është autostrada Vërmicë- Merdarë, me kohë të bëjë planifikimet buxhetore.
Nuk kemi probleme, qeveria ka qenë shumë e kujdesshme, që për një projekt madhor siç është autostrada Vërmicë- Merdarë, me kohë të bëjë planifikimet buxhetore. Dhe mund të them se zotimet e mjeteve për autostradën janë të sigurta edhe për sivjet, edhe për vitet në vazhdim deri në finalizimin e saj, dhe për këtë nuk ka ndonjë shqetësim”, thekson Nitaj.

Sipas,zyrtarëve qeveritarë, ndërtimi i autostradës do të kushtojë rreth 700 milion euro, ndërkaq mjetet do të sigurohen nga buxheti i Kosovës dhe nga kreditë e jashtme.

Kjo shumë për ekspertët e ekonomisë, gjithherë ka qenë diskutabile dhe e pasigurt.

Eksperti i ekonomisë, Naim Gashi, thotë se mjetet e buxhetit nuk mjaftojnë për të financuar këtë projekt, kështu që duhet gjetur ndonjë alternative tjetër për financimin e saj.

Dyshoj se nëse Kosova nuk arrin që të shes PTK-në, atëherë mundësitë buxhetore për të financuar autostradën nëpërmes buxhetit vendor do të jenë të vështira. Mirëpo, pasi jemi shtet sovran, ne kemi të drejtën e marrjes se kredive afatgjata nga institucionet financiare ndërkombëtare dhe do të gjendet ndonjë alternative tjetër për financimin e kësaj rruge”, thotë Gashi.

Ndryshe, projekti i autostradës Vërmicë - Merdarë është një nga investimet më të mëdha të bëra nga Qeveria e Kosovës.
  • 16x9 Image

    Nadie Ahmeti

    Me profesionin e gazetarisë ka filluar të merret që prej vitit 2000, kurse Radios Evropa e Lirë i është bashkuar në vitin 2001. Kryesisht mbulon çështjet ekonomike dhe sociale, për çka edhe i janë ndarë disa mirënjohje.

XS
SM
MD
LG