Ndërlidhjet

Fundoset anija- të paktën 40 të vdekur


Një anije e mbingarkuar me njerëz u fundos në detin e Tanzanisë duke i lënë të vdekur të paktën 40 njerëz, ndërsa të zhdukur më shumë se 370.

Trageti “M.V. Spice Islanders” që po barte të paktën 600 njerëz ishte e mbingarkuar kur braktisi portin e Dar es Salamit.

Njëri nga personat që shpëtuan, Abdullah Saied, tha se disa nga pasangjerët potencial refuzuan ta përdorin anijen për shkak të mbingarkimit të saj.

Destinacioni i anijes-ishulli i Pembas, në afërsi të Zanzibarit, cilësohet të jetë një nga lokacionet më të mira për zhytje në tërë botën.
XS
SM
MD
LG