Ndërlidhjet

Mbahet ceremonia e varrimit për lojëtarët rusë të hokejit


Dhjetëra-mijëra njerëz morën pjesë në ceremoninë memoriale për viktimat e rrëzimit të aeroplanit në Rusi.

Pjesëmarrësit e ceremonisë, në mesin e të cilëve edhe presidenti rus, Vladimir Putin, mbushën arenën e ekipit të hokejit në Jarosllav (ekip i cili ishte në bordin e aeroplanit të rrëzuar) dhe vendosën lule afër arivoleve të lojtarëve që vdiqën të mërkurën.

Ekipi i hokejit humbi 36 lojtarë, trajnerë dhe zyrtarë-përfshirë një pjesë të madhe të lojtarëve evropianë dhe ish-lojtarë të Ligës Kombëtare të Hokejt.

Si pasojë e rrëzimit të aeroplanit të tipit Yak-42 humbën jetën 43 njerëz.

Njerëzit e vetëm që shpëtuan ishin, lojtari Aleksandër Galimov dhe anëtari i stafit të aeroplanit, Aleksandër Sizov, i cili vazhdon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore.
XS
SM
MD
LG