Ndërlidhjet

Po humb besimi në dialogun


Edita Tahiri dhe Borko Stefaniviq

Edita Tahiri dhe Borko Stefaniviq

Që nga arritja e marrëveshjeve të para në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë e deri më tash, kanë ekzistuar dilemat lidhur me arritjen e marrëveshjeve dhe zbatimin e tyre, dhe këto dilema vazhdojnë të rriten, vlerësojnë analistët e çështjeve politike në Kosovë.

Analisti Agron Bajrami thotë për Radion Evropa e Lirë se që nga fillimi i dialogut ka qenë e paqartë nëse do të mund të zbatohet çfarëdo marrëveshje që arrihet. Madje, sipas tij, ka qenë e paqartë edhe formati me të cilin do të arrihen marrëveshjet.

Fillimisht nuk e dinim nëse do të nënshkruhet marrëveshje apo e tëra do të përmbyllet me vendime të qeverive të veçanta, do të thotë, Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë. Tani e dimë që disa marrëveshje thuhet se janë arritur. Mirëpo që prej arritjes së tyre, nuk kemi parë zbatim të marrëveshjeve dhe është e natyrshme që me mungesën e zbatimit të marrëveshjeve, të cilat thuhet se janë arritur, rritet skepticizmi për marrëveshjet në fjalë”, thotë ai.

Edhe analisti Shenoll Muharremi, vlerëson se dilemat lidhur me marrëveshjet e arritura kanë qenë të paraprira që në fillim të procesit, për shkak të skepticizmit që ka ekzistuar te njerëzit në Kosovë, lidhur me procesin e dialogut.

Sipas tij, mungesa e transparencës për procesin, ka shtuar edhe më tej dilemat për marrëveshjet që arrihen në kuadër të procesit.

Fillimisht, Kosova, por dhe Serbia, janë futur në këtë dialog pa një diskutim të brendshëm, pa një konsensus social të tyre. Megjithatë, prej fillimit, procesi nuk ka pasur transparencë, qoftë nga palët që po dialogojnë, qoftë nga vet Bashkimi Evropian. Thjeshtë, asnjëherë nuk është ditur saktësisht se për çka po bisedohet. Nuk është ditë se çka dëshirojnë të arrihet dhe mbi të gjitha edhe kur është arritur diçka, marrëveshja nuk ka qenë e qartë dhe së paku, në letër, të shkruar dhe të nënshkruar nuk kemi parë asgjë. Andaj, mungesa e këtyre elementeve e bën skeptik tërë procesin”, shprehet Muharremi.

Ndërsa, analisti Bajrami, pret që edhe në të ardhmen të ketë mungesë të transparencës dhe informacioneve të sakta lidhur me atë se çfarë po ndodhë në procesin e dialogut, si dhe marrëveshjet eventuale që mund të arrihen.

Por, sipas tij, suksesi i çfarëdo dialogu nuk do të varet nga transparenca, por nga aftësia e palëve për të zbatuar çfarëdo marrëveshje dhe që ato marrëveshje, nëse nisin të zbatohen, të jenë të pranueshme për qytetarët e Kosovës.

Nëse nuk funksionojnë, të themi brenda muajit të ardhshëm, atëherë do të humbë sensi i çfarëdo diskutimi të mëtutjeshëm, mendoj unë.
Ne duhet të shohim, nëse vërtetë marrëveshjet që thuhet se janë arritur, sikurse është marrëveshja për lëvizje të lirë të qytetarëve të Kosovës nëpër Serbi me targa të Kosovës, apo marrëveshja për lëvizjen e lirë të mallrave të Kosovës, nëse ato do të funksionojnë. Nëse nuk funksionojnë, të themi brenda muajit të ardhshëm, atëherë do të humbë sensi i çfarëdo diskutimi të mëtutjeshëm, mendoj unë”, shprehet Bajrami.

Muharremi ka shtuar se në Kosovë ekziston bindja që Serbia nuk është futur në këtë dialog me vullnetin e saj, por për t’iu ofruar statusit të kandidatit për Bashkimin Evropian.

Sipas tij, ngjarjet që pasuan në fund të korrikut në veri të Kosovës, kanë treguar edhe një herë se Serbia nuk është partner kredibil për dialog.

Menjëherë pas disa javësh, Serbia përsëri ka vepruar si Serbia e viteve të 90. Andaj, njerëzit kanë të drejtë të jenë skeptikë dhe unë mendoj që Serbia nuk është një aktor kredibil që duhet edhe t’i besohet në këto dialogime.
Unë mendoj që edhe siç ka qenë rasti para 25 korrikut, e dimë shumë mirë që ka pasur zhvillime pozitive dhe lajmë shumë optimiste se është arritur marrëveshje në këtë dhe në atë. Menjëherë pas disa javësh, Serbia përsëri ka vepruar si Serbia e viteve të 90. Andaj, njerëzit kanë të drejtë të jenë skeptikë dhe unë mendoj që Serbia nuk është një aktor kredibil që duhet edhe t’i besohet në këto dialogime”, thotë Muharremi për Radion Evropa e Lirë.

Ndryshe, analistët e çështjeve politike kanë shprehur mendimin se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë po përcillet me dyshime nga opinioni, për shkak se sajuesit e procesit kanë pasur frikë që t’i zbulojnë detajet, sepse ato do të mund ta nxjerrin procesin në një dritë negative.

Veprimi i tillë, sipas analistëve, është i gabuar, për faktin se nëse qytetarët nuk do të kenë besim në procesin e dialogut, ky proces do të dështojë.
  • 16x9 Image

    Bekim Bislimi

    Bekim Bislimi ka lindur më 20. 03. 1968 në Vërban të Vitisë. Prej muajit dhjetor të vitit 2001 e deri më tash punon si korrespondent i Radios Evropa e Lirë, për shërbimin në gjuhën shqipe.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG