Ndërlidhjet

Kurti: Kosova po e shtyn Serbinë drejt BE-së


Albin Kurti

Albin Kurti

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka shprehur edhe njëherë kundërshtimin e tij në raport me bisedimet Prishtinë – Beograd.

Në një fjalim që mbajti në takimin e Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, Kurti vlerësoi se dialogu aktual me Serbinë është në kundërshtim me interesat e Kosovës.

Bisedimet pa kushte, sipas tij, janë të dëmshme për Kosovën dhe se nga ky proces do të përfitojë vetëm pala serbe.

Politika e Qeverisë së Kosovës karshi Serbisë është që ta shtyjë sa më fort Serbinë kah BE-ja sepse ajo e sheh këtë gjë si të vetmen rrugë të njohjes së Kosovës nga Serbia.
Politika e Qeverisë së Kosovës karshi Serbisë është që ta shtyjë sa më fort Serbinë kah BE-ja sepse ajo e sheh këtë gjë si të vetmen rrugë të njohjes së Kosovës nga Serbia. Pra, është vetë Qeveria e Kosovës ajo që është e interesuar për Serbinë në BE edhe më shumë se vetë Serbia. Mirëpo, këta qeveritarë harrojnë që kështu edhe nëse Serbia të njeh në fund, ajo nuk të lëshon edhe pasi që të njeh”.

Ata që thanë se pavarësia dhe shpallja e saj ishte rast i veçantë apo ‘sui generis’, tash me këto bisedime po na bëjnë për gjithçka ‘sui generis’, qoftë për vulat, diplomat e universitetit, regjistrat civilë e librat kadastralë, tabelat e automjeteve si dhe kufijtë e shtetit”, tha Kurti.

Vazhdimi i dialogut, sipas tij, do ta bëjë Kosovën, ‘sui generis’ edhe për çështjet e energjisë elektrike, telekomunikacionit, dhe për çkado tjetër që i nevojitet Serbisë në rrugën e saj drejt BE-së.

Sa më shumë që po bisedohet me Serbinë aq më shumë po humbim territor dhe aq më tepër jo funksional po bëhet shteti ynë. Bisedimet pa kushte për Serbinë mund të jenë qëndrime parimore dhe gjithsesi janë bisedime të dëmshme. Politika e Qeverisë së Kosovës ndaj Serbisë është që ta shtyjë sa më parë Serbinë kah BE-ja, sepse ajo e sheh të vetmen rrugë të njohjes së Kosovës nga Serbia”, u shpreh Kurti.

Duke e synuar normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë përmes këtyre bisedimeve në Bruksel, Kosovës po i vuloset abnormaliteti.
Duke e synuar normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë përmes këtyre bisedimeve në Bruksel, Kosovës po i vuloset abnormaliteti”, ka theksuar Albin Kurti.

Para Këshillit të Përgjithshëm të partisë, Kurti ka kritikuar edhe qasjen dhe politikat ekonomike të qeverisë aktuale. Ai ka vecuar sidomos kontratën e Qeverisë së Kosovës me kompaninë “Bektel Enka” për autostradën Vërmicë-Merdar, duke i akuzuar qeveritarët se me nënshkrimin e saj “po i lajnë borxhet e tyre me paratë e popullit”.

Edhe këtë rast Kurti ka nënvizuar se Kosova me ndihmën e Shqipërisë do të mund të bëhej sovrane dhe nga pozita e një shteti sovran t’i bashkohej Shqipërisë në të ardhmen.

Ndryshe, Këshilli i Përgjithshëm i Vetëvendosjes ka diskutuar strategjinë e ardhshme të veprimit të këtij subjekti politik.
  • 16x9 Image

    Zijadin Gashi

    Zijadin Gashi, i lindur më 1973 në Prishtinë. Me gazetari ka filluar të merret që nga viti 1997, duke u angazhuar fillimisht nëpër mediat lokale. Si korrespondent i Radios Evropa e Lirë punon që nga maji i vitit 2001. Kryesisht ka mbuluar aktualitetin politik në Kosovë.

    Nga 1 shkurti 2016, është emëruar shef i Byrosë së Radios Evropa e Lirë, në Prishtinë. Ai është i martuar dhe ka 3 fëmijë.

XS
SM
MD
LG