Ndërlidhjet

Gjinden trupat e gjashtë afganëve të vdekur


Zyrtarët afganë thanë se gjashtë nga nëntë afganët e punësuar në një komapni amerikane të ndërtimit e të cilët ishin kidnapuar në fillim të kësaj jave, janë gjetur të vdekur.

Agjencia franceze e lajmeve AFP citoi guvernatorin e qarkut Qark, Abdul Halil Kamal, të ketë thënë se mbetet i panjohur fati i tre të kidnapuarve të tjerë.

Shefi i policisë së provincës Logar, Gulam Saki Rog Levani, konfirmoi vdekjen e gjashtë afganëve.

Kidnapimi i të huajve dhe vendorëve është gjë që përsëritet shpesh në Afganistan, ndërsa bëhet kryesisht nga kryengitësit dhe kriminelët.
XS
SM
MD
LG