Ndërlidhjet

Podgorica shpreson në nisjen e bisedimeve për anëtarësim në BE


Mali i Zi pret të nis bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian në vitin 2012 pas miratimit të një ligji të ri për zgjedhjet-në përputhje me instruksionet e Komisionit Evropian, tha të shtunën ministri i jashtëm malazez, Millan Roqen.

“Unë pres që Komisioni Evropian më 12 tetor të na japë një rekomandim pozitiv për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në mënyrë që bisedimet të nisin brenda disa muajve”, i tha Roqen agjencisë së lajmeve Reuters kur po merrte pjesë në një konferencë rajonale në Slloveni.

I pyetur për kohën kur Mali i Zi do të hapte ambasadën e tij në Kosovë, shtetësinë e të cilës ky vend e njohu në vitin 2008, Roqen tha se kjo “është më shumë një çështje financiare se sa politike” e që nuk do të duhej të përkeqësonte marrëdhëniet e Malit të Zi me Serbinë, meqë “është një hap i zakonshëm në marrëdhëniet e shkëlqyera me Kosovën”.
XS
SM
MD
LG