Ndërlidhjet

logo-print

SHBA shënojnë përvjetorin e 11 Shtatorit


Nën masa të shtuara të sigurisë Shtetet e Bashkuara po shënojnë përvjetorin e dhjetë të 11 Shtatorit duke përkujtuar rreth 3000 viktimat e ngjarjeve të vitit 2001.

Presidenti amerikan, Barak Obama, pritet të vizitojë gjatë ditës tri vende të cilat u patën sulmuar nga aeroplanët dhjetë vite më parë-Uashingtonin, Nju Jorkun dhe Pensilvaninë.

Në njoftimet e lëshuara ditë më parë, Obama citohet të ketë thënë se Shtetet e Bashkuara tani janë më të fuqishme se në kohën pas sulmeve terroriste dhe se Al Kaida- rrjeti terrorist përgjegjës për sulmet në fjalë, është “në rrugën e shkatërrimit”.

Përkujtimet komemorative do të mbahen nën masa të shtuara të sigurisë në Nju Jork dhe Uashington për shkak të informatave “kredibile”, por të pakonfirmuara për një sulm eventual të Al Kaidas.
XS
SM
MD
LG