Ndërlidhjet

Al Sadr u kërkon luftëtarëve të pushojnë


Lideri radikal i shiitëve, Moktada al Sadr, i ka urdhëruar ithtarët e tij që të pushojnë nga sulmet drejtuar Shteteve të Bashkuara deri në tërheqjen e trupave amerikane nga Iraku që është parashikuar të përfundojë në fund të këtij viti.

Përmes një deklarate, të cilën e citon agjencia e lajmeve AFP, al Sadr tha se për rikëndelljen e pavarësisë së Irakut është e "domosdoshme që të ndalen të gjitha operacionet e armatosura rezistente, deri në tërheqjen e plotë" të forcave amerikane.

Sipas deklaratës, operacionet ushtarake të luftëtarëve të Sadr-it “do të ndalen përfundimisht” nëse tërheqja e trupave realizohet deri në ushtarin e fundit amerikan.

Në rast se nuk ndodh kjo, al Sadr paralajmëroi se sulmet “do të rifillojnë me një energji të shtuar”.
XS
SM
MD
LG