Ndërlidhjet

SHBA kujton viktimat e 11 Shtatorit


Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po mbahen komemoracionet për të shënuar përvjetorin e dhjetë të sulmeve të 11 Shtatorit.

Presidenti amerikan, Barak Obama dhe ish-presidenti, Xhorxh Bush, mbajtën një minutë heshtje në “Ground Zero”, ndërsa këmbanat e kishës kumbuan dy herë në pikërisht në momentin kur dhjetë vite më parë Qendra Botërore e Tregtisë u pat goditur nga një aeroplan.

Obama lexoi një pasazh të Psalmit të 46-të të Biblës, para se familjarët nisën të lexojnë emrat e viktimave.

“Zoti është shpëtimi dhe fuqia jonë. Një ndihmë e prezente gjatë telasheve. Andaj, ne nuk do të frikohemi, edhe nëse zhduket toka, edhe nëse kodrat barten në mesin e detit”, lexoi Obama.

Anëtarët e familjeve të viktimave patën mundësinë të shohin sheshin e kompletuar memorial, i cili përbëhet nga dy pishina masive katrore të ujit që kanë për qëllim që të formojnë gjurmët e të dy kullave.

Gjatë një fjalimi të mbajtur në Pentagon, zëvendëspresidenti amerikan, Xho Bajden, lavdëroi forcat e armatosura amerikane për shërbimet dhe sakrificën e tyre që prej kohës së sulmeve.
XS
SM
MD
LG