Ndërlidhjet

Independent: Dikur jetë të zakonshme...


Në kujtim të 11 Shtatorit...

Në kujtim të 11 Shtatorit...

Artikulli i së përditshmes britanike “Independent”: 11 Shtatori - Dikur jetë të zakonshme, flet për jetën e disa njerëzve para dhe pas 11 Shtatorit. Ai pasqyron rrëfimet e njerëzve nga vende të ndryshme të botës, të cilët e përshkruajnë ndikimin e 11 Shtatorit në jetën e tyre.


Brendon Nili ishte një ushtar 21-vjeçar në Fortesën e Strehimit të ushtrisë amerikane në Teksas, në ditën e sulmeve.

“Në vitin 2000, kur anija e marinës amerikane USS Cole u sulmua nga terroristët, ndodhi një veprim i dhunshëm, të cilit presidenti Klinton nuk i ishte kundërpërgjigjur. Më 11 Shtator, unë desha të bëhem pjesë e kundërpërgjigjes. Shpresoja të më dërgonin në Afganistan, por më thanë se do të shkoja në Guantanamo Bej, për të drejtuar një qendër të paraburgimit. Aty nisa të ndryshoj”, thotë ai.

“Shtetet e Bashkuara gjithmonë patën qenë flamurtarë në trajtimin e njerëzve dhe gjërat nuk shkonin si duhet. Në fillim, kishim të drejtë të flisnim me të burgosurit. Gardianët do të bënin biseda apo do të tregonin shaka. Takova të burgosur nga Britania, me të cilët kisha gjëra të përbashkëta - Eminemin, Dr. Drein apo daljet nëpër klube nate”.

“Ata dukeshin të mirë dhe duhej t’i thosha vetes se nuk ka ndonjë arsye se përse po mbanim të burgosur njerëz të pafajshëm: ata duhet të jenë fajtorë për ndonjë arsye. Nuk mund të kërkoj falje për qeverinë, por kërkoj falje për rolin tim në atë që ndodhi”, shprehet Nili.

***

Ester Himen, 42-vjeçare, humbi motrën e saj Miriam gjatë bombardimeve të korrikut të vitit 2007, në Londër. Ajo po qëndronte në Oksford më 11 Shtator.

“Si çdokush, i shihja (pamjet në televizor) me shok dhe mosbesim. Më kujtohet se po dilja për drekë dhe kur u pata kthyer, kullat veçse ishin rrëzuar. Para sulmeve kisha caktuar pushimin për në Nju Jork, ku dhe shkova tri javë më pas. Ishte mjaft drithëruese. Vizitova ‘Ground Zero’-n: ajri ishte ende i trashë, ndërsa vendi ishte mbushur me fotografi dhe shenja të tjera të përkujtimit”, tregon Himen.

“Familja ime thoshte se, dokurdo, do të ndodhë dhe këtu, por kurrë nuk e kishim paramenduar se familja jonë do të prekej aq shumë”, shprehet ajo.

***

Vishnu Dataram Zende, 41-vjeçar, punon si paralajmërues në stacionin hekurudhor në Mumbai. Ai ishte në krye të detyrës kur personat e armatosur hapën zjarrin gjatë sulmeve terroriste në Mumbai.

“Më 11 Shtator, sapo kisha arritur nga puna në shtëpi, ku gjithmonë e kemi të lëshuar televizorin. Në ato momente, pashë aeroplanët duke fluturuar në drejtim të Kullave Binjake. U zemërova fillimisht! Nëse lëndohet dikush, unë e ndjej atë lëndim. Por, në sa familje mund t’i shkojë mendja njeriut në një ngjarje të përmasës së 11 Shtatorit?! Ishte jashtëzakonisht e dhimbshme”, rrëfen Zende.

“Gradualisht i kthehesh rutinës. Mendoja se gjërat po shkonin mirë, derisa India u bë cak i sulmeve. Më 11 Shtator, askush nuk priste që aeroplanët të godasin ndërtesat dhe më 26 nëntor askush nuk priste që do të rrethoheshin hotele dhe që njerëz të armatosur do të vraponin në Mumbai. Asgjë më nuk është e paimagjinueshme”, thekson ai.

***

Rashid Xhalavan është një punëtor ferriboti nga L’Apuri i Afganistanit, i cili përcjell njerëz mbi lumin Kabul. Gjatë luftës në Afganistan ai detyrohej të ndihmonte anëtarët e Al Kaidas ta lëshojnë vendin për në Pakistan.

Në një dokumentar të Al Xhaziras për 11 Shtatorin ai thotë:

“Njerëzit flasin për kohën pas 11 Shtatorit, por njerëzit e varfër në Afganistan gjithmonë e kanë pasur të vështirë. Koha pas revolucionit ishte, në njëfarë mënyrë, më e përgjakshmja. Në kohën e presidentit Karlam ky vend ishte nën bombardime; bombat hidheshin mbi qyteza dhe shtëpitë digjeshin”, shprehet ai.

“Më kujtohet një djalë që po falej afër meje dhe kur e shikova mendoja se mund të ishte Osma bin Laden. Nuk mund të them asgjë për vdekjen e tij. Vetëm i lutem Zotit që t’i ndihmojë të gjithë myslimanët. Shpresoj që kurrë të mos bie turpi mbi profetin tonë, sepse feja jonë është e bukur. Mirëpo, viteve të fundit, gjëra të caktuara kanë humbur. Shpresoj që Zoti do të na kthejë në rrugën e drejtë”, thotë Xhalavani. (e.p.)
XS
SM
MD
LG