Ndërlidhjet

Nju Jork: Dy aeroplanë të udhëtarëve u përcollën nga ata luftarakë


Zyrtarë të Shteteve të Bashkuara thonë se aeroplanat luftarakë ishin urdhëruar që t’i përcjellin dy fluturime komerciale, pas raportimit për sjellje të dyshuar nga disa udhëtarë, të dielën, në 10 vjetorin e sulmeve të 11 shtatorit.

Fluturimet ishin nga Los Anxhelosi në Nju Jork dhe nga Denveri në Detroit, të kompanive American Airlines dhe Frontier Airlines.

Sipas zyrtarëve, dyshuese ishte shkuarja e shpeshtë e disa personave në banjon e aeroplanave dhe qëndrimi i gjatë në këtë kthinë të aeroplanit.

Këta udhëtarë ishin marrë në pyetje pasi aeroplanat kishin ateruar dhe ishin liruar pasi nuk ishte gjetur ndërlidhje me terrorizëm.

Agjencia FBI kishte thënë se aeroplanat luftarakë F-16 ishin dërguar në ndjekje të aeroplanave për shkak të “masave të shtuara të kujdesit”, për shkak të shqetësimeve se terroristët mund të provojnë të lansojnë sulm në përvjetorin e 11 shtatorit 2001.
XS
SM
MD
LG