Ndërlidhjet

Libi: Djali i Muamer Gadafit ka arritur në Nigeri


Njëri nga djemtë e liderit të përmbysur të Libisë, Muamer Gadafi, ka arritur në Nigerinë fqinje.

Ministri i drejtësisë i Nigerisë, Marou Amadou, tha se konvoji i Sadi Gadafit ishte ndalur nga forcat e armatosura të Nigerisë, derisa ai fshihej në qytetin verior Agadez.

Sadi, 38 vjeçar, djali i tretë i Gadafit, në vitin 2004 i ishte bashkuar armatës së Libisë, ku ai kishte udhëhequr një njësi elite.

Nga ana tjetër, vend-ndodhja e Muamer Gadafit ende nuk dihet.
XS
SM
MD
LG