Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Dënohet vrasja e një aktivisti në Siri


Shtetet e Bashkuara e kanë dënuar vrasjen e një aktivisti sirian për të drejtat e njeriut gjatë goditjes së përgjakshme të regjimit të presidentit Bashar al-Asad, kundër protestuesve për demokraci.

Departamenti amerikan i shtetit, në një kumtesë me shkrim, tha se Uashingtoni “në mënyrën më të ashpër të munndshme e dënon vrasjen e aktivistit për të drejtat e njeriut në Siri, Gijath Matar, derisa ishte në arrest nga forcat e sigurisë së Sirisë”.

Sipas organizatës ndërkombëtare, Human Rights Watch, i ndjeri Matar, që ishte i involvuar në organizimin e protestave kundër regjimit të Asadit, kishte vdekur në burgim, pasi ishte torturuar.
XS
SM
MD
LG