Ndërlidhjet

Ministri Hoxhaj – në vizitë triditëshe në Egjipt


Ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj, po qëndron për vizitë triditëshe në Egjipt, ka njoftuar Ministria e jashtme e Kosovës.

Gjatë qëndrimit në kryeqytetin Kajro, ai do të ketë takime të ndara me përfaqësues të shteteve anëtare të Ligës Arabe, me ç’rast do të kërkoj mbështetjen e Ligës Arabe në përshpejtimin e njohjes së pavarësisë së Kosovës, nga 12 shtetet anëtare, që ende nuk e kanë marrë një vendim të tillë.

Ministri Hoxhaj, poashtu, do të ketë takime edhe me kandidatët për president të Egjiptit, me përfaqësues të lartë të Qeverisë së përkohshme dhe me liderë të partive kryesore politike.

Në njoftim theksohet se gjatë këtyre takimeve, ministri Hoxhaj, do të kërkoj njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ana e Egjiptit.
XS
SM
MD
LG