Ndërlidhjet

Rusi: Njëri nga dy të mbijetuarit e përplasjes – ka vdekur


Njëri nga dy personat e mbijetuar nga përplasja e aeroplanit, me ç’rast humbën jetën 43 vetë të një klubi të hokejit në akull në Rusi, ka vdekur.

Lojtari i ekipit Lokomotiva Jarosllavl, Aleksander Galimov, vdiq sot herët në mëngjes, nga plagët e pësuara, pesë ditë pas rrëzimit të aeroplanit.

Mjekët thonë se i mbijetuari tjetër, që ishte anëtar i ekuipazhit, mbetet në gjendje serioze, por stabile.

Klubi Lokomotiva, që ishte njëri nga ekipet më të popullarizuara të hokejit në akull në Rusi, i ka humbur 36 lojtarë dhe trajnerë, përfshirë shumë lojtarë evropianë dhe ish pjesëmarrës të ligës NHL.

Përplasja ndodhi të mërkurën e kaluar, kur aeroplani u përplas, pak kohë pasi ishte ngritur nga pista në qytetin Jarosllavl.

Të shtunën në këtë qytet, afro 100 mijë njerëz morën pjesë në ceremoninë e përkujtimit të viktimave të përplasjes së aeroplanit.
XS
SM
MD
LG